Kusari-Lila thotë se janë pakuptimta dhe të papranueshme masat e BE-së ndaj Kosovës - NACIONALE

Kusari-Lila thotë se janë pakuptimta dhe të papranueshme masat e BE-së ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka folur rreth prezantimit të masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Kusari-Lila i ka quajtur të pakuptimta dhe të papranueshme këto masa, duke e konsideruar si mungesë serioze të konsideratës ndaj qëndrimit të kahershëm që vetë BE-ja e ka pasur ndaj shtetndërtimit të Kosovës.

Për ne në fat është tërësisht e pakuptimtë që në këtë formë dhe mënyrë të prezantohen masat ndaj Kosovës për një çështje në të cilën Kosova nuk ka kontribuuar në kuptimin e përkeqësimit të situatës përveç se i ka ndërmarrë të gjitha hapat në të cilat secili shtet sovran edhe i BE-së edhe kudo në botë, do t’i ndërmerrte në raport me shtrirjen e sovranitetit, zbatimit të rendit dhe ligjit, e natyrisht respektimit të ligjeve dhe rezultateve zgjedhore.”- ka thënë Kusari-Lila për Klan Kosovën.

“Të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e nivelit të demokracisë dhe përfaqësimit në komunat e veriut tashmë Kosova ka deklaruar qëndrimin e presidentes, kryeministrit dhe të gjithë akterëve të tjerë që jemi të gatshëm për zgjedhjet e reja në veri, ku do të kishim kryetarë me legjitimitet më të madh se atë që e kanë kryetarët aktualë të zgjedhur, por që deri në atë pikë duhet të vijë me proces zgjedhor ligjor e proces i cili është i paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme