Kusari-Lila për emisarin e ri evropian të dialogut: Kemi informacione se ka edhe kandidatë të tjerë, përpos Pahorit - NACIONALE

Kusari-Lila për emisarin e ri evropian të dialogut: Kemi informacione se ka edhe kandidatë të tjerë, përpos Pahorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se “ka informacione që ka edhe kandidatë të tjerë të interesuar për t’u bërë emisar në dialogun Kosovë-Serbi”.

Këto deklarata, ajo i ka bërë në një intervistë për “KP”. Duke folur fillimisht për dialogun, ajo ka thënë se Serbisë nuk i janë vendosur masa e sanksione, derisa Kosovës po i bëhet presion.

“Është e domosdoshme edhe qasja dhe objektivat dhe formati. Besojmë se deri më tash, në mënyrën sesi dialogu ishte strukturuar, në mënyrën sesi u bë komunikimi për dialogun nuk ka sjellë shumë sukses. U pa se mos vënia para përgjegjësisë të atyre që kanë shkelur marrëveshjet nuk sjell përparim në dialog. Në të kundërtën, dekurajon palët të jenë më produktive në dialog. Serbia nxirret pa masa, pa sanksione, vazhdimisht shkel pikat e marrëveshjes, ndërsa Kosovës i bëhet presion...” – është shprehur ajo.

Megjithatë, Kusari-Lila ka përmendur se ish-presidenti slloven, Borut Pahor ka qenë vokal për këtë pozitë, por sipas saj, ka edhe kandidatë të tjerë të intersuar.

“Nuk mund të jep vlerësim, pasi nuk di kush janë emrat të tjerë. Ka qenë vetëm ish-presidenti Pahor, i cili veçse ka prezantuar gatishmërinë për të qenë ndërmjetës, ka qenë edhe më vokal, ka qenë më aktiv në media. Kemi informacione se ka edhe kandidatë të tjerë të interesuar apo që ka pasur interesim, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë.” ka thënë ajo.

Çka ka thënë Pahor?

Pahor ka deklaruar se nuk mund të tregojë aktualisht se çka do të ndryshonte në dialog dh ku e sheh zgjidhjen:

“Nuk mund ta them këtë, deri të fillojë procesi. Unë kam vendosur të hyj në këtë proces dhe nëse, e pranojnë këtë vendim, atëherë do t’i them të gjitha referencat e mija, do ta jap planin tim.”

Sipas tij, dialogu mes dy vendeve është në ngërç:

“Dialogu është në ngërç, ka mungesë të besimit dhe neve na duhet ta gjejmë një mënyrë për të ecur përpara me besim më të madh.” – kishte thënë ia.

Lajme të ngjashme