Kusari – Lila flet rreth Kodit Civil: Liria jonë ka pasur çmim të lartë, duhet t’i mirëkuptojmë ata që ndihen ndryshe - NACIONALE

Kusari – Lila flet rreth Kodit Civil: Liria jonë ka pasur çmim të lartë, duhet t’i mirëkuptojmë ata që ndihen ndryshe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka folur në lidhje me Projektkodin Civil, duke thënë se tashmë ka mbetur edhe diskutimi me partitë e tjera për pjesëmarrje në Kuvendin e Kosovës.

Kusari – Lila ka thënë se ka një mungesë të guximit në kastën politike për ta kaluar të njëjtin, për shkak të neneve që rregullojnë bashkësinë familjare mes personave me gjini të njëjtë.

“Në Kuvendin e Kosovës është trajtu edhe me partitë opozitare, pjesëmarrja dhe mbështetja e një dokumenti. Fatkeqësisht, në kontekstin public është theksu vetëm në dy nene që rregullojnë bashkësinë familjare për personat e gjinisë së njëjtë.

Rregullon të gjitha sferat e jetës civile në një shtet, dhe objektivë ka barazinë para ligjit, të drejtat, pronën, trashëgiminë, marrëdhëniet familjare – të gjitha këto sjellin në njëfarë forme, tregojnë vrazhdësinë apo përceptimin negativ që është apo ekziston, mungesën e guximit brenda kastës politike për të kaluar një dokument i cili është i rëndësisë së lartë për të gjithë pa dallim, ndërsa vetëm për faktin se një kategori që përbën një përqindje në secilin shtet, në këtë rast bashkimin familjar të personave të gjinisë së njëjtë, të mos kenë guxim që ta kenë pjesë të këtij dokumenti.” – ka thënë ajo për ‘REL’.

Kusari – Lila ka paralajmëruar diskutime edhe me partitë e tjera rreth kësaj çështje:

“Tani ka mbetur që në diskutimin edhe me partitë tjera, të kemi pjesëmarrje në Kuvend, kemi një situatë më të qartë në kuadër të grupit parlamentar në raport me votat dhe numrin e deputetëve.” – tha ajo.

Pyetur për gjuhën e politikanëve ndaj komunitetit LGBTQ, ajo tha se kjo situatë e rëndon gjendjen e personave që i takojnë komunitetit, derisa u shpreh se liria e vendit ka pasur një çmim të lartë.

“Në Kuvendin e Kosovës kur është diskutu, po, ka pasë diskutime homofobike, dhe teper të rënda, është situatë e vështirë për këdo, që publikisht LGBT, apo edhe jo publikisht, apo të mbyllur ende kjo e rëndon gjendjen emocionale, psiqike, ndjesinë për pranimin e shoqërisë, që është e rëndësishme për secilin…

Liria jonë, kolektivisht, si komb, si shtet, ka pasur çmim të lartë, do të duhej të ishim më mirëkuptues për ata që janë dhe ndjehen ndryshe nga heteroseksualet, pra LGBTQ. Do të duhej të kishim një tolerancë më të lartë për të gjithë që janë pak më ndryshe se ne, se në fund ajo është një liri që nuk do të duhej ta kërkonte miratimin e dikujt tjetër.” – është shprehur Kusari – Lila.

Lajme të ngjashme