Kusari-Lila: BE për herë të parë do të vendosë masa për arsye që nuk mund t'i artikulojë - NACIONALE

Kusari-Lila: BE për herë të parë do të vendosë masa për arsye që nuk mund t'i artikulojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për masat e paralajmëruara nga BE-ja ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se do të jetë hera e parë dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa në një demokraci, për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.

‘’ Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe me shumë mundësi e fundit qe Komisioni Europian vendos masa ndaj një demokracie për arsye që nuk mund ti artikulojnë’’- ka shkruar Kusari Lila në rrjetin social ‘’Twitter’’.

Ajo shton se sipas saj, ndoshta kjo do të ndodhë sepse Kosova u përpoq të shtrijë sundimin e ligjit në territorin e saj, ose sepse u mabjtën zgjedhjet dhe u respektuan rezultatet.

‘’ Ose do të jetë sepse: Kosova u përpoq të shtrijë sundimin e ligjit në territorin e saj, ose sepse u mbajtën zgjedhjet dhe u respektuan rezultatet’’- shtoi Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme