Kurtit nuk i ngutet për Donald Trump: Ka edhe dy muaj kohë, ende është administrata Biden - NACIONALE

Kurtit nuk i ngutet për Donald Trump: Ka edhe dy muaj kohë, ende është administrata Biden

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë kur thuajse e gjithë bota ka nisur të vendos kontakt me presidentin-e-zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump – Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk po i ngutet duke e marrë periudhën kohore në detyrë të administratës së Joe Biden si të mjaftueshme për komunikim.

Në një përgjigje për gazetarë, Albin Kurti, tha se “do të kemi komunikim në të ardhmen” referuar kohës së pas-inaugurimin të Presidentit të ShBA-së: gjë kjo pas 20 janarit të vitit të ardhshëm kur presidenti i ri futet në Zyrën ovale.

Ne bashkëpunojmë me Amerikën në mënyrë të pazëvendësueshme, dhe megjithë përkushtimin dhe sinqeritetin e seriozitetin tonë. Presidenti i ardhshëm i Amerikës, që është edhe president i kaluar, një letër urimi që pati dërguar, e ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme normale midis Kosovës e Serbisë (...)

(...)dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm e të interesuar ta vazhdojmë bashkëpunimin, e ta thellojmë bashkëpunimin, që shprehet jo vetëm në aspektin diplomatik, por aspekti diplomatik është më kryesorëve”, tha Kurti.

Unë do të kisha veçuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë dhe energjisë. Do të kemi bashkëpunim e komunikim në të ardhmen, aktualisht bashkëpunojmë me administratën aktuale e cila do të jetë atje edhe më shumë se 2 muaj”, shtoi Kurti.

Kurti i qëndroi diskursit se vendi në raport me politikën amerikane është bipartizane: se vendi u çlirua gjatë administratës së demokratëve (Bill Clinton) dhe u pavarësua gjatë një administrate republikane (George Bush)

Bëj raporte zyrtare, shtetërore, kush i ka më mirë raportet me kënd nuk e di këtë punë, por duhet të presim, të japim kohë e të ecim përpara, ne punojmë me çdo administratë pavarësisht se cili kandidat fitoi e i cilës parti është”, tha ai.

Këtë e kemi traditë që na e kanë sjellur vetë Amerika, këtu do të kisha theksuar ardhjen e përfaqësuesve amerikanë në fund viteve 80-ta. Që prej atëherë nuk ka ndryshuar asnjëherë një qasje e tillë. Çlirimin e kemi në kohën e presidentit demokrat, pavarësinë në kohën e presidentit republikan”, tha Albin Kurti.

Deri më tash raportohet se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka biseduar me mbi 75 liderë botërorë, ndërsa dje njoftoi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, se ka pasur “bisedë të shkëlqyeshme” me presidentin në ardhje.

Vuçiq madje pretendoi se edhe ndër “pësëmbëdhjetë liderët e parë” në botë që ka biseduar me Trump, ndërsa i ka rujtuar këtij të fundit se kandidatura e tij u mbështet më së shumti në Serbi nga i tërë kontinenti evropian, shto kësaj edhe Hungarisë.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme