Kurti tregon se çfarë lajme duhet të bëjnë mediet, merr një shembull se qysh nuk duhet të jetë lajmi - NACIONALE

Kurti tregon se çfarë lajme duhet të bëjnë mediet, merr një shembull se qysh nuk duhet të jetë lajmi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në samitin për Arsimin dhe Aftësimit Profesional në Kosovë - “Vet Summit”, ku ndër të tjera ka thënë se prioritet i qeverisë është arsimi dhe aftësimi profesional.

Ai mbajti një fjalim në këtë samit ku tregoi rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional.

Megjithatë, Kurti pati edhe disa kërkesa për mediet e për raportimet e tyre sa i takon arsimit dhe aftësimit profesional.

Kemi nevojë për sa më shumë afirmim pozitiv në mediat e Kosovës të rezultetave të këtyre bashkëpunimeve ndërmjet sistemit arsimor dhe sekotrit privat të biznesit.” – ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Kurti përmendi një thënie për gazetari dhe pastaj theksoi se kanë nevojë që “lajmi i mirë të jetë lajm i mirë”

E din është një thënie e hidhur që thotë se në gazetari fatkeqësisht lajmi i mirë është lajmi i keq e lajmi i keq është lajm i mirë, por na kena nevojë që lajmi i mirë me qenë lajm i mirë, andaj duhet t’i bashkojmë forcat që këta shembuj të suksesit të bëhen sa më publike e të njohura për qytetarët.” – ka thënë Kurti.

Kurti e mori edhe një shembull se qysh nuk duhet të jenë mediet duke kritikuar raportimin e tyre gjatë vizitës në sallonin e floktarisë “American Beauty”.

Unë po ja marrë një shembull timin si nuk do të duhej të ndodhte. Isha bashkë me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” dhe pamë aty si demonstrohet prerja e flokëve në kuadër të arsimit dhe aftësimit profesional në flokëtari... dhe gjithçka shkonte shumë mirë dhe prej aty thamë që të shkojmë në një vend tjetër, në një ndërmarrje në një floktari në të cilin do të shohim duke demostruar praktikisht mësimin teorik që e kishin bërë në shkollë dhe kur shkuam aty ishin gazetarët me neve... dhe lajmi në mbrëmje ishte që kryeministri Kurti i pren flokët te “American Beauty”, unë nuk i preva flokët të American Beauty por a e kuptoni?

Ne shkuam tek shkolla që i mëson nxënësit t’i prejnë flokët, shkuam të ndërmarrja ku ata nxënës punoni pas shkollës dhe në fund lajmi ishte ku i prej flokët unë.” – ka thënë ai.

Duket që nuk ekzison një lloj kulture dhe njohurie tek ne për ta kuptuar se sa e rëndësishme është çështja e arsimit dhe aftësimit profesional.” – ka thënë krejt në fund Kurti.

Lajme të ngjashme