Kurti thotë se nuk ka folur me Borrellin nga dje: ShBA-ja është në kontakt me Brukselin - NACIONALE

Kurti thotë se nuk ka folur me Borrellin nga dje: ShBA-ja është në kontakt me Brukselin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka kominikuar nga dje me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell pas shtyrjes së vendimit masën e gjobitjes për targat për 48 orë.

Që kur ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentit e Komisionit Evropian dhe shefin e diplomacisë, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kurti falënderoi ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier për angazhimin e tij për çështjen e targave.

Roli i tij është gjithmonë konstruktiv pozitiv dhe kreativ.”, tha teksa shtoi se Amerika është në kontakt me Brukselin.

Lajme të ngjashme