Kurti sërish në Greqi, “Capital” raporton se liderët e Ballkanit do të darkojnë të hënën në Athinë - NACIONALE

Kurti sërish në Greqi, “Capital” raporton se liderët e Ballkanit do të darkojnë të hënën në Athinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi grek “Capital.gr” ka raportuar se liderët e Ballkanit të hënën do të jenë pjesë e një darke joformale në Athinë.

Sipas këtij mediumi, nisma e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së në mansionin “Maximos”, ka për qëllim diskutimet mbi zgjerimin e BE-së.

Duke i thirru në burime qeveritare, kjo media ka vlerësuar se kjo darkë nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore, raporton Klan Kosova.

Media në fjalë ka bërë me dije se në këtë darkë nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë dhe te Sllovenisë.

Lajme të ngjashme