Kurti sërish e përmend raportin e WJP-së, dhe sërish fsheh të vërtetën (FOTO) - NACIONALE

Kurti sërish e përmend raportin e WJP-së, dhe sërish fsheh të vërtetën (FOTO)

3 vjet më parë

nga Leonitë Demaku

Kryeministri Albin Kurti sërish po e fsheh një të vërtetë, dhe neve, sërish na duhet të raportojmë që situata qëndron ndryshe. Për të dytën herë, ai deklaroi se Kosova është renditur e para, po ashtu për herë të dytë, në raportin e World Justice Project për sundimin e ligjit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nacionale, më poshtë iu sjellë një përmbledhje të këtyre deklaratave, dhe se si qëndron e vërteta.

Kryeministri i Kosovës, tashmë për dy herë radhazi, po deklaron se Kosova është rënditur e para për dy vite (të qeverisjes së tij) për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Çka deklaroi sot?

Kurti një intervistë për Zërin e Amerikës e filloi duke u lavdëruar me disa gjëra që tentoi t’i paraqet si fakte.

Mes tjerash, në deklaratën e tij, ai tha se për herë të dytë, Kosova është rënditur e para për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor.

“Në anën tjetër, brenda vendit tonë kemi pasur suksese të pamohueshme, për 17 vende jemi ngritur te Transparency International sa i takon luftimit të korrupsionit, pastaj edhe sa i përket lirisë së medieve sipas Reporterëve pa Kufij dhe gjithashtu për herë të dytë jemi të parët në Ballkan sa i përket sundimit të ligjit dhe të dytit në botë sa i përket përmirësimit në sundimin e ligjit.” – tha ai.

Çka deklaroi me 30 nëntor?

Në një shkrim ku tentonte që fillimisht, të marrë meritat për një çështje tjetër, për liberalizimin e vizave, kryeministri Kurti sërish e kishe bërë një deklaratë të ngjajshme me të lartëpërmendurën.

“Rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas Ëorld Justice Project...” – thuhet në një paragraf të shkrimit të Kurtit për vizat.

Provat

Siç edhe kishte raportuar Nacionale kohë më parë, ekzistojnë prova që e vërteta qëndron ndryshe. Kosova, jo vetëm gjatë qeverisjes së Kurtit në vitet 2021 e 2022, por edhe në vitin 2020 është renditur e para në rajon për sundimin e ligjit.

Pra, Kosova nuk ka pasur lëvizje sa i përket kësaj çështjeje.

Më herët, për të njëjtin raport madje lavdërohej edhe Kadri Veseli.

“Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të rindërtimit prej shkatërrimeve të luftës, shtet-ndërtimit dhe pengesave në arenën ndërkombëtare, Kosova ka mundur të arrij shumë në shumë pak kohë për sa i përket sundimit të ligjit. Ky indikator vlen veçanërisht si demantim ndaj atyre zërave nihilist në Kosovë, që mohojnë çdo arritje e progres që ka bërë vendin ynë," - thoshte ai.

Çka është WJP?

Projekti Botëror i Drejtësisë (WJP), siç shkruan në faqen zyrtare është një organizatë e pavarur, multidisiplinare që punon për të krijuar njohuri, për të ndërtuar ndërgjegjësimin dhe për të stimuluar veprime për të avancuar sundimin e ligjit në mbarë botën.

Themeluar nga William H. Neukom në 2006 si një iniciativë presidenciale e Shoqatës Amerikane të Avokatëve (ABA) dhe me mbështetjen fillestare të 21 partnerëve të tjerë strategjikë, Projekti Botëror i Drejtësisë u shndërrua në një organizatë jofitimprurëse të pavarur 501(c)(3). Zyrat e saj ndodhen në Uashington DC, Seattle, Singapor dhe Mexico City.

Lajme të ngjashme