Kurtit pritet t’i largohet edhe një deputet: Nuk kam arritur ende ta takoj - NACIONALE

Kurtit pritet t’i largohet edhe një deputet: Nuk kam arritur ende ta takoj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka arritur ta takojë ende deputetrtin Fatmir Humolli, i cili pritet që të largohet nga ky subjekt politik, siç kishte konfirmuar edhe vetë ai.

Kurti në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nuk është takuar ende me deputetin në fjalë.

“Nuk kam arritur ende të takohem me deputetin Humolli.” – tha ai.

Kurti mes tjerash tha se gazetarët “po konstatojnë” se dialogu nuk është top-prioritet për të.

“Nuk është top-prioritet siç po konstatoni ju. Mund të ju duket juve, po unë po e perjetoj. Nëse shihni nga angazhimi im nuk është top prioritet.” – tha ai.

Kurti tutje, e ka thënë edhe një fjalë tjetër rreth kësaj: “Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër”.

Lajme të ngjashme