Kurti pret në takim zyrtarët e kompanisë që testuan urën: Ura mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim - NACIONALE

Kurti pret në takim zyrtarët e kompanisë që testuan urën: Ura mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka pritur në takim zyrtarët e kompanisë e cila ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së urës mbi lumin Ibër.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, rezultatet e matjeve kanë treguar se struktura e urës së Ibrit siguron kapacitetin e aftësisë mbajtëse.

Në bazë të këtij rezultati ura mund të përdoret për shfrytëzim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING”, e cila ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër, përkatësisht matjen e sigurisë së strukturës mbajtëse të saj. Nga rezultatet e matjeve është konkluduar se struktura e urës së Ibrit siguron kapacitetin e aftësisë mbajtëse dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian për ngarkesa EC-1, ose EC-1991”, është thënë në njoftim duke tregua detaje tjera.

“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara. Për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve, dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara (prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës)”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme