Kurti pret në takim kandidatin për president të Serbisë - NACIONALE

Kurti pret në takim kandidatin për president të Serbisë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim kandidatin për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq.

Këtë e konfirmoi ZKM përmes një komunikate dërguar mediave. Palët biseduan për tema të shumta.

Kujtojmë faktin se Sanduloviq është kandidat për president të Serbisë, ndërsa tash e një kohë ka deklaruar se çështja e Kosovës së pavarur është e mbyllur më 1999.

“U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.

Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen”.

Lajme të ngjashme