Sanduloviq drejton gishtin nga Vuçiqi për rastin në Shtërpcë: Krimi ka ngjashmëri me rastin “Panda” - NACIONALE

Sanduloviq drejton gishtin nga Vuçiqi për rastin në Shtërpcë: Krimi ka ngjashmëri me rastin “Panda”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, ka drejtuar gishtin nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, për rastin e plagosjes së dy të rinjve dje në Shtërpcë.

Ai ka shprehur dyshime se në këtë rast është i implikuar edhe presidenti serb.

Sipas tij, ky krim ka ngjashmëri me rastin “Panda”, i cili ka ndodhur vite më parë në Pejë.

Tash u kujtuat pas 10 vitesh të diktaturës dhe sundimit tuaj, befasisht për herë të parë të shkoni në Hilendar për Krishtlindje! A është kjo alibia juaj? Në Hilendar, ku një i krim i tillë ndodhi kundër fëmijëve serbë dhe pikërisht gjatë Krishtlindjeve. Ik i çmendur!”, ka shkrua ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ia ka përmendur Vuçiqit edhe lidhjet me grupin famëkeq Wagner.

Kur të arrestohet publikisht ‘Shqiptari’ me emër dhe mbiemër të plotë, i cili gjoja ka qëlluar në serbë mbi fëmijët e pafajshëm serbë të veshur me pemën e Krishtlindjes, atëherë do të besojë se kjo nuk ka lidhje me ty dhe klanin tuaj kriminal të Wagnerit, krimineli dhe i çmenduri Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme