Kurti: Nëse nuk kemi njohje de fakto në propozimin evropian, pse atëherë refuzoi ta nënshkruante Serbia?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për propozimin evropian për të cilin u pajtua në Bruksel. Këtë fjalë ai e dha pas fjalës së ashpër të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Çka tha kryeministri?
Abdixhiku akuzoi Kurtin se e kishte degraduar procesin negociator, e që për rrjedhojë e pati edhe propozimin evropian ku nuk përfshihej njohja de jure dhe përfshiheshin nenet 7 dhe 10.
“Më lejoni të theksoj që shpesh ka një keqkuptim sa i përket këtyre dy dokumenteve. BE-ja e ka propozuar vetëm një dokument, atë të marrëveshjes bazë. Plani i Zbatimit duhet të negociohet.” – nisi fjalën e tij kryeministri.
“Në takimin trilateral (me BE-në dhe Serbinë), unë dhashë propozimin që ta nënshkruaja marrëveshjen... propozimin tim e refuzoi menjëherë presidenti i Serbisë. Pra, ka një format të finalizuar dhe për këtë arsye ai është shpallur në website-in zyrtar. Të dyja palët janë pajtuar me një format të tillë, por kjo nuk nënkupton se e kanë pranuar marrëveshjen. Refuzimi për ta nënshkruar nga ana e Serbisë, tregon se ata nuk janë dakord me përmbajtjen.”
Ai edhe më vonë foli se si Serbia e kishte refuzuar marrëveshjen, duke thënë që arsyetimet e këtij refuzimi “nuk meritonin komentimin e tij”.
“Ata që thonë se kjo nuk ka njohje de fakto, atëherë e kanë barrën e provën të tregojnë se pse Serbia e refuzoi atë...” – u shpreh kryeministri.
Fjalën e tij, Kurti po e vazhdon...
