Kurti mezi i gjen disa fjalë në oborrin e Xhamisë së Madhe: Ambient shumë, qysh me thonë, i qetë
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti së fundi ka qëndruar edhe në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.
Në një video të publikuar nga vetë ai në rrjetin social Facebook, Kurti duket se ka vështirësi të gjejë disa fjalë për ambientet Brenda oborrit të xhamisë.
“Aaa shumë shumë, qetë, këndshëm, qysh me thonë, të paqes e të shpirtit sikur Bashkësia Islame, sikur Xhamia.
Ai që e mirëmban, ai tregon që e don. Për besë, në aspektin tjetër, është i rëndësishëm edhe për turizëm” – ka thënë Kurti.