Kurti me konspiracione: Opozita flet për eliminimin tim, dikush i drejton në prapaskenë - NACIONALE

Kurti me konspiracione: Opozita flet për eliminimin tim, dikush i drejton në prapaskenë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi u nominua pa asnjë votë kundër për një mandat tjetër. Si zakonisht, shefi i kësaj partie ka vazhduar me sulme ndaj opozitës, duke thënë se flasin për “eliminim të tij”.

Ai para anëtarëve të partisë së tij u shpreh se opozita nuk e sheh me sy, e madje, “flasin edhe për eliminimin e tij me çdo mjet”.

“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, sikur të kërkosh të bëhesh kapiten Ii anijes duke ia shpuar fundin…Për mua refuzojnë gjithmonë, nuk duan t’më shohin me sy, e dalin në televizionet e tyre për të thënë se si unë po dashka të eliminohem me çdo mjet”.

“Qëndrimet e tyre vijnë nga frika. Frika e tyre nga fitorja jonë është më e madhe se dashuria e tyre për vendin. Më të madhe e kanë frikën e urrejtjen ndaj nesh sesa atdhedashurinë për Republikën e Kosovës. Vetëm e vetëm pse nuk pranuam pazaret e oligarkëve, ndarjet e terminaleve doganore dhe postet e ambasadorëve. Ata u bashkuan të gjithë kundër nesh. PDK, LDK, AAK, Lista Srpska, jo për ta ndërtuar shtetin, por për ta kthyer atë në burim privat të pasurimit”, ka thënë ai.

Kurti tutje u shpreh:

“E mbështesin e ndihmojnë njëra tjetrën, sa shpejt bëhen bashkë kundër qeverisjes sonë”.

Mes tjerash, ai deklaroi se zgjedhjet nuk janë të nevojshme për popullin e për shtetin.

Kurti pretendoi se dikush e drejton opozitën nga prapaskena, dhe mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme.

“Duket sikur dikush, mbase ndonjë strateg që rri nga hija, e drejton nga prapaskena veprimet opozitare, po mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për dikë, por jo për popullin e për shtetin”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme