Kurti: Jemi në konsulta me ndërkombëtarët, ambasadorët e QUINT-it s`bëhen ministra - NACIONALE

Kurti: Jemi në konsulta me ndërkombëtarët, ambasadorët e QUINT-it s`bëhen ministra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se për situatën në veri është konsulta të vazhdueshme me ndërkombëtarët.

Para deputetëve të Kosovës, ai ka thënë se edhe ndërkombëtarët kërkojnë që zyrtarët shtetëror të Kosovës të jenë në krye të detyrës.

Sipas tij, ambasadorët e vendeve partnere të Kosovës nuk mund të bëhen ministra të Kosovës.

Vazhdimisht jemi në konsulta dhe koordinim me ndërkombëtaret. Por ju duhet ta kuptoni se edhe ata presin që në të jemi në nivel të detyrës. Janë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por ata nuk bëhet dot ministra. Ministrat janë qyetarë të këtij vendit”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, bashkëpunimi më partnerët nuk mund të jetë në nivelin, duke i trajtuar ambasadorët si ministra.

"Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarët nuk mund të jetë në mënyrën që ne t’i trajtojmë ata si ministra e ne të bëhemi zëvendësit e tyre sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të falës”, ka deklaruar ai.

Për gjendjen në veri, ai ka fajësuar Serbinë. Sipas tij, shteti serb po mundohet t`i ndajë qytetarët e Kosovës në shqiptarë dhe serbë.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se në Kosovë nuk ka probleme etnike.

Kryeministri Kurti ka thënë se çdo ditë shqiptarët dhe serbët në Kosovë takohen dhe bashkëpunojnë.

Sipas tij, logjika e Serisë ndaj Kosovës është territoriale.

Sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve në veri, ai ka thënë se ky do të jetë vendim i institucioneve të Kosovës.

Lajme të ngjashme