Kurti ia heq pak vetes politikën, nesër te Xuxi flet për muzikë, rininë dhe sportin - NACIONALE

Kurti ia heq pak vetes politikën, nesër te Xuxi flet për muzikë, rininë dhe sportin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni i Kosovës njoftoi se mëngjesin e së premtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë në një intervistë ku s’do të flet për politikë. Kësaj here, do të jetë mysafir në Radio Kosova si mysafir i Xuxit.

“Në një intervistë pa protokoll e pa politikë, kryeministri Albin Kurti do të jetë nesër mysafir i Naim Bunjakut - Xuxit, në emisionin Metropol, në Radio Kosova 1. Në këtë intervistë ekskluzive, kryeminstri do të flasë për rininë e tij, muzikën e sportin. 'Metropol' transmetohet nga ⏰ 08:30 në valët e ‘Radio Kosova 1’”, u tha në njoftimin e RTK-së.

Kujtojmë se dy të intervistat e fundit të Kurtit të cilat nuk ishin për RTK-në, e para në veçanti, ishte mjaft e sikletshme ku pas dy viteve injorim të tërësishëm të mediave që mbajnë vështrim kritik, u desh të ballafaqohej me pyetje të përnjëmendta.

Këto dy intervista shërbyen mjaftueshëm për t'ia hequr një aurë të të pagabueshmit të cilën ka provuar ta mirëmbajë nëpër intervista në mediat e huaja.

Lajme të ngjashme