“Kurti i pashqetësuar” - "The Economist" shkruan për veriun: Fajtorë janë kryesisht shqiptarët - NACIONALE

“Kurti i pashqetësuar” - "The Economist" shkruan për veriun: Fajtorë janë kryesisht shqiptarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta e njohura britanike “The Economist” ka shkruar një artikull të gjatë për tensionet në veri dhe marrëdhëniet e acaruara mes Kosovës dhe Serbisë. Në artikullin e saj, “The Economist” shkruan se “kësaj here shqiptarët etnik të Kosovës janë kryesisht fjator, ndërsa përshkruhen përpjekjet e ndërmjetësuesve, ShBA-së dhe BE-së, për të shtensionuar situatën.

“Ishte një eskalim mbi eskalimin e mëparshëm” – citohet të ketë thënë Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Në shkrim flitet edhe për tre policët e kidnapuar, të cilët më vonë u liruar nga Serbia më 26 qershor.

“Më 14 qershor tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe, ndonëse të dyja palët kundërshtojnë se në cilën anë të kufirit ishin ata. Më 26 qershor ata u liruan. Por kjo e fundit nga shumë kriza Kosovë-Serbi vazhdon.” – shkruan “The Economist”.

E pas përmendjes së ngjarjes me tre policët kosovarë, “The Economist” shkruan edhe për problemet e tjera në veri, duke theksuar se Policia e Kosovës po arreston serbët lokal, teksa theksohet se diplomatët perëndimor po frikohen se

“Policia e Kosovës ka arrestuar serbët vendas të cilët, thonë ata, kanë sulmuar paqeruajtësit dhe gazetarët e NATO-s. Policia gjithashtu pretendon se ka gjetur një depo të madhe armësh në pjesën veriore të Kosovës, ku shumica e njerëzve janë serbë etnikë. Shqiptarët etnikë janë një shumicë e madhe gjetiu. Diplomatët amerikanë dhe të BE-së po luftojnë krizën, nga frika se një incident tjetër i dhunshëm mund të shpërthejë në një konflikt më të madh.” – shkruhet aty.

Ndërsa artikulli i “The Economist” përmend edhe grupet kriminale serbe në veri të Kosovës, të cilat i quaj paraushtarake. Madje, aty theksohet se Qeveria e Serbisë kohëve të fundit është dukur më pak active për t’i mbajtur nën kontroll këto grupe kriminale.

“Qeveria serbe në Beograd deri më tani kishte mbajtur nën kontroll grupet paraushtarake-kriminale serbe në veri të Kosovës, por kohët e fundit është dukur më pak aktive për ta bërë këtë.” – theksohet aty.

Tutje, në shkrim theksohet edhe çështja e marrëveshjes së Ohrit, duke sqaruar se Serbia do ta trajtojë Ksosovën “si një shtet, përveç në emër”, ndërsa minoriteti serb do të sigurojë një formë të autonomisë, të premtuar në një marrëveshje të mëparshme të vitit 2013.

“Por Serbia e theu marrëveshjen e re duke u përpjekur të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Amerika dhe BE-ja më pas i kërkuan Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, që të mos i instalonte fizikisht kryetarët e komunave veriore shqiptare etnike në bashkitë e tyre. E bëri gjithsesi. I mbështetur nga policë shqiptarë etnikë, ai po ndryshon status quo-në e 20 viteve të fundit, duke alarmuar serbët e Kosovës. Një ish i burgosur politik në Serbi, z. Kurti ka zbuluar se të luash topin e fortë jep dividentë.” – shkruan “The Economist”.

Në tekst, citohet edhe një diplomat, i cili dyshon se situata në veri mund t’i shërbejë Kurtit që të mublojë dështimet në pëmbushjen e premtimeve në fusha të tjera.

“Një diplomat thotë se dyshon se zoti Kurti ka gjasa të mbajë premtimin e tij për autonomi për serbët e Kosovës dhe sugjeron se kriza në veri mund ta ndihmojë atë të fshehë faktin se ai ka dështuar të përmbushë shumë nga premtimet e tij diku tjetër. Problemet në Kosovë mund të jenë gjithashtu një shpërqendrim i mirëpritur për Z. Vuçiq, pasi ai përballet me demonstrata në shtëpi.” – shkruhet aty.

Përkundër masave, kritikave e fajësimeve nga ana e Perëndimit, “The Economist” shkruan se Kurti është i pabrengosur, ndërsa alarmon për mundësinë e një konflikti më të gjerë.

“Për 30 vjet Amerika ka qenë mirëbërësi më i madh i shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 1999, një ndërhyrje e NATO-s e udhëhequr nga Amerika i dha fund sundimit serb në Kosovë. Tani jo vetëm amerikanët kanë dalë kundër zotit Kurti, por edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë fqinje. Zoti Kurti është i pashqetësuar. Amerika dhe BE-ja kanë filluar të vendosin sanksione ndaj Kosovës, por jo ndaj Serbisë. Nuk ka fund të kësaj krize në horizont. Dhe kërcënimi i dhunës në një shkallë më të gjerë është real.” – përfundon shkrimi i “The Economist”.

Lajme të ngjashme