Kurti: I kemi dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it, por kjo kohë po shkon me shpejtësi
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur në lidhje me barrikadimin e rrugëve në veri të vendit.
Ndërkohë që barrikadat çdo ditë po shtohen, as KFOR-i e as Policia e Kosovës, nuk po ndërmarrin masa konkrete për ta siguruar lirinë e lëvizjes.
Kurti ka paralajmëruar se koha të cilën Qeveria siç thotë ai, ia ka dhënë KFOR-it, po shkon me shpejtësi.
“Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të tolerohen, ato do të largohen. Ne i kemi dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shkon më shpejtësi,”
Tutje Kurti është shprehur se, këto veprime po vijnë nga kriminelët e sanksionuar nga ShBA dhe Britania e Madhe, e se me të njejtit Qeveria e Kosoës, nuk do të bisedojë e as nuk do të takohet, por do t’i arrestoj ata.
“Veprimeve të ligjshme të Qeverisë së Kosovës i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar punën e organëve të zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel të sanksionuar nga SHBA dhe Britania po mbështet nga Vuçiq për të destabilizuar sigurinë në rajon dhe cenuar integritetit territorial të Republikës tonë.
Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë e bisedojnë më kriminel, por do t’i arrestojnë ata” është shprehur kryeministri Kurti.
