Kurti: Përfaqësuesit legjitim nga komuniteti serb do të dalin përmes zgjedhjeve të lira
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 116-të.
Në këtë mbledhje në rend të ditës janë 36 pika, shkruan Gazeta Nacionale.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se kriminelët në veri të vendit po i sfidojnë organet e zbatimit të ligjit.
“Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve dhe vendimev të ligjshme të institucionev të Kosovës janë venë kriminelët duke sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke cënuar sigurinë në vend”, ka deklaruar Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka thënë se përfaqësuesit legjitim nga komuniteti serb do të dalin përmes zgjedhjeve të lira.
“Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e nuk do të bashkëpunojnë me kriminel por do t’i arrestojnë ata. Përfaqësuesit legjitim nga komuniteti serb do të dalin përmes zgjedhjeve të lira, e të ndershme kurse të drejtat e qytetarëve burojnë nga kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Kurti ka bërë të ditur se vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm e i pa parnueshëm e nuk do të tolerohet./Nacionale/