Kurti i gënjeu të gjithë. Emani e Visari e kuptuan pas 4 vitesh. Kush e ka radhën tash? - NACIONALE

Kurti i gënjeu të gjithë. Emani e Visari e kuptuan pas 4 vitesh. Kush e ka radhën tash?

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Nuk është e rëndësishme çka ki mbi kokë, e rëndësishme është cka ke në kokë, thoshte ‘imami Ajatollahu’ i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një ndejë apo iftar nuk e di tash e shohim në video, e këtu po e shoh edhe deputetin Eman Rrahmani që bashkë me Visar Korenicën vendosën ta braktisin Lëvizjen Vetëvendosje e me e bë një subjekt politik bashkë me Ferid Aganin e me gjasë edhe me Behgjet Pacollin.

Për mu, është absolutisht me vend lëvizja për disa arsye. Arsyeja e parë, është se ka nevojë spektri politik njëmend me u pastru prej shartimeve banale, pra me e pasë me një subject politik edhe këtë aktoren Matoshi e edhe Emanin, Visarin e atë Begollin. Ai është vec një improvizim, mashtrim, joshje për vota që një subject populist edhe një lider populist këqyrë me marrë vota në të majtë e në të djathtë.

Çka ka ndodhë me këtë? Nuk u bë kurrgjë, as nuk u kënaqë Emani, Visari e as Ardiana që ka prirje liberale, pro LGBT-së, Parada e Krenarisë.

Çka ka bë Albini është i ka gënjy krejt. Sepse është mundu me i mbajtë krejt. As nuk u bë Kodi Civil, aq nuk u hoq shamia, mbetën krejt, shkuan katër vite dhe mbeti vetëm mashtrimi.

Por, mashtrime ka gjithandej. Ke mashtrime të LDK-istët, te LPK-istët, te votat e njerëzve që e duan UÇK-në. Krejt i ka gënjy rend. Por hajt ta dëgjojmë këtë rren.

“Do të luftojmë edhe stigmatizimin e islamit që nganjëherë i bëhet nga politike e nganjëherë prej qarqeve” – thotë ai. (sigurt më ka pasë mu në kry edhe do shokë të mi).

Këtu është momenti kur Albini nuk dilte ende në Paradën e Krenarisë. Nuk është keq që ka dalë mandej, por këtu i ka mashtru krejt. Emanin e krejt.

“Prej vitit 2011 e kemi të qartë qëndrimin tonë, që ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës. Ka pasur tendenca, por ne nuk do ta ndalojmë një vajzë që të shkollohet për shkak se në njërën anë është mësimi e për ne është e rëndësishme se çka ke në kokë, e jo çka ke mbi kokë”, thotë Kurti.

Ok, ku është rrena këtu?

Katër vjet në Qeveri, ende nuk është hequr urdhëresa ekzekutive që ndalon shaminë nëpër shkolla.

Qysh mund të jetë rrena më cullak, më e zhveshur sesa kështu?

Me zë e figurë, burri i botës ka rrejtë.

Kjo është një prej rrenave. E tash, kjo e ka shty Emanin edhe Visarin me të drejtë, me lyp strehë diku tjetër ose me maru një ship diku tjetër.

Jam i bindur që rrugën e tyne, do ta ndjekin të gjithë ata që i ka rrejtë në formë spektakolare, duke i këqyrë në dritën e syrit, këtë rrugë duhet me ndjekë ata që kanë shku prej LDK-së te Albin Kurti sepse është Vjosa aty. Nuk është më Vjosa aty. Pra, nuk ka më rugovizëm te Albin Kurti, nuk ka islamizëm te Albin Kurti, nuk ka UÇK te Albin Kurti – krejt duhet ta gjejnë strehën e vetë.

Sepse krejt i ka rrejtë barabartë. Pra, ata mund ta kenë ngushëllim faktin se krejtëve na ka rrejtë barabartë.

‘Ka një tendencë të theksuar në Kosovë që të paraqitet problem thu se ekstremizmi në Kosovë na qenka problemi më i madh. Ne mendojmë se është problem ekstremizimi, por nuk është problem numër një. Ne mendojmë që problemi numër një është Serbia” – thotë Albin Kurti në video.

Unë, problemin më të madh me partitë politike e kam kur mundohen t’i rrëmbejnë të gjitha kauzat e mundshme në një vend.

Më herët e ke pasë edhe PDK-ja këtë problem. Pra, e ke pasë në PDK edhe dikë që ka besu në tregun e lirë, edhe dikë që thoshte se ‘kurrqysh nuk bën me i shitë resurset publike’ edhe ata kohabitojshin krejt brenda PDK-së.

I pata thënë Thaçit, o ti burrë i botës, nuk shkojnë këto kështu. Nuk mundem me qenë në një grup parlamentar me Nait Hasanit, me krejt respektin për Naitin, se ai ka qenë kundër privatizimit, kundër AKP-së ma vonë, ama baba edhe nana i krejt maskaradave është ky burri këtu: Albin Kurti.

I ka shti krejt: me UDB-ashë, me UÇK, me jugonostalgjik, me Shefqet Krasniqin me Nanën Terezë, me krejt me një thes. Por kur i futë krejt në një thes, se mandej nuk të dalin votat në Kuvend.

Ka plot ideologji që ti mundesh me i shti brenda, por nuk mundesh me i shkri brenda.

Se ata të dy palët kanë thënë ‘po e mashtrojmë njëri-tjetrin’. Islamistët kanë hy me shpresën që kur të hyjnë brenda e ‘përkthejnë Albin Kurtin’ e Albin Kurti ka thënë i përkthen këta. Edhe kështu përfundojnë duke mos e përkthy njëri-tjetrin e duke mos kaluar ligjet.

Unë mendoj që në Kosovë, si vend me shumicë dominante myslimane, ka hapësirë edhe ka vend për një lëvizje që e ka këtë tendencë: që mendon se duhet me i lënë shamitë, etj.

Për mu, krijimi i kësaj partie, është me vend. Na i kemi pasë në LDK një me shami, një andej me shami, në fund asnjë me shami.

Pra, ata janë mashtru në kuadër të partive politike, e asnjë gjë nuk kanë mundur ta shtyejnë përpara.

Besoj se shembullin e Emanit dhe Visarit duhet ta ndjekin e besoj që do ta ndjekin edhe ato grupe të mashtruara, që kanë mendu se në kuadër të ‘Ajataollahut Albin Kurti’ do t’i gjejnë të plotësuara të gjitha kërkesat e tyre politike’.

Lajme të ngjashme