Kurti i ftoi serbët të rikthehen, Vuçiq: Truk i pistë
I pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq ka folur sonte pas zhvillimeve në veri.
Në një paraqitje televizive për TV Pink, Vuçiq deklaroi se e kishte të pamundur që t'i ndalojë serbët të tërhiqeshin, edhe pse këtë e kishte bërë në të kaluarën.
Veç kësaj, ai shtoi se i ka lutur sërish që mos t'i lirojnë institucionet, megjithatë presioni ishte i madh.
“Tërheqja nga institucionet duhej bërë, sepse serbët shumë herë donin të largoheshin. Por, unë i luta që të mos e bëjnë këtë dhe i falënderoj që i kanë përballuar presionet. Gati 20 herë i kam penguar. Më pas erdhi muaji qershor, barrikadat, atë natë mund të kishte gjakderdhje, shqiptarët po planifikonin ta pushtonin veriun”, shtoi Vuçiq, që ftesën e kryeministrit Kurti që serbët t'u rikthehen institucioneve e quajti "truk të pistë".
