Kurti i çon në nivel të pagës minimale shtesat 6 muajshe për nënat lehona të papuna
Deputeti që ushtron edhe postin e kryeministrit në detyrë njoftoi se që nga ky muaj shtesat e dedikuara për nënat lehona të papuna për gjashtë muaj, do të shkojnë nga niveli i pagës minimale paraprake në aktualen: prej 170 euro në 325 euro. Ndërsa për ato të punësuara, krahas pagës prej 70% të pagës nga punëdhënësi, 30% tjetër do ta mbulojë qeveria për 3 muaj me nga 319 euro.
Ishte 170 euro për nënat lehona të papunësua për 6 muaj, dhe nga 170 euro për ato të punësuara mbi pagën që e marrin.
Sot e miratojmë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325 euro aq sa e vlera neto e pagës minimale.
Nga të gjitha nënat lehona që nga ky muaj shtesat mujore shkojnë 325 euro për 6 muaj.