Kurti, gazetës kroate: Beogradi kryen në sulme terroriste dhe sabotazh në veri të Kosovës, se s’e ka më kontrollin - NACIONALE

Kurti, gazetës kroate: Beogradi kryen në sulme terroriste dhe sabotazh në veri të Kosovës, se s’e ka më kontrollin

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Beogradi kryen sulme sabotazhi dhe terroriste sepse s’e kanë më në kontroll veriun”.

Kështu i tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gazetës kroate “Veçernji List”, duke folur për sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, për të cilin sulm thotë se u krye nga Beogradi.

Këto sulme, për Kurtin me autor të padiskutueshëm Beogradin, “jo vetëm që destabilizojnë Kosovës, por përbëjnë kërcënim për mbarë rajonin”.

Beogradi nuk e kontrollon zonën veriore të Ksoovës, prandaj është edhe e përfshirë në sulme të ndryshme sabotazhi dhe terroriste. Sjellje të tilla jo vetëm që destabilizojnë Kosovën, por edhe përbëjnë kërcënim për mbarë rajonin”.

“Kosova mbetet me vendosmëri e përkushtuar në ndërtimin e një shteti të sigurt, pavarësisht të gjitha sfidave”, tha Albin Kurti.

Lajme të ngjashme