Kurti flet për takimin me Vuçiqin në Ohër, flet edhe për refuzimin e Serbisë ta nënshkruajë marrëveshjen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet në Ohër.
Kurti ka thënë se shpreson që refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar marrëveshjen, nuk është indikacion që nuk pajtohen me përmbajtjen.
“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai në një video të publikuar në videon e qeverisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.