Kurti falënderon të gjithë deputetët për votimin e Byrosë, 6 prej tyre ishin të LDK-së - NACIONALE

Kurti falënderon të gjithë deputetët për votimin e Byrosë, 6 prej tyre ishin të LDK-së

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth votimit të Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Përmes një publikimi në rrjetin social "Facebook", ai falënderoi secilin e secilën nga 66 deputetët që votuan pro këtij ligji, që sot kaloi edhe në lexim të dytë.

Nga këta 66 deputetë, 6 sosh ishin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo opozitare.

PDK e AAK ndërkaq, votuan kundër.

"Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi", shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme