Me 66 vota pro, Kuvendi e kalon Byronë e konfiskimit të pasurisë - NACIONALE

Me 66 vota pro, Kuvendi e kalon Byronë e konfiskimit të pasurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Në seancën e sotme, Kuvendi e kishte si pikë dite edhe votimin për Byronë, që ishte bërë temë e diskutimit në disa seanca, ku kishte edhe përplasje. Në këtë votim, siç u pa nga transmetimi i seancës, ka votuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, i cili në leximin e parë kishte abstenuar.

Në seancë kanë marrë pjesë gjithsej 66 deputet. Siç njoftoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me 66 vota dhe asnjë kunder e asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar byronë për konfiskimin e pasurisë.

Sipas pjesëmarrjes, për këtë projektligj ka votuar edhe LDK-ja. Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, për çështjen e Byrosë për Konfiskimin e Pajustifikueshëm të Pasurisë, ka folur deputetja Doarsa Kica Xhelili. Ajo ka pasur disa vërejtje në lidhje me këtë Projektligj, por ka thënë se LDK, do të votoj “për”.

Draft i cili është sjellë sot, është krejt tjetër me atë që u votua në lexim të parë, e që ishte anti-kushtetues, dhe atë qëllimisht. Megjithatë ka ende paqartësi. mendoni se pozita e Drejtorit është depolitizuar mjaftueshëm me këtë draft?” ka qenë vetëm një pjesë e fjalimit të Kicës në Kuvend.

Tutje Kica-Xhelili, ka thënë se duhet të konfiskohen mjëra e miliona euro, veqse Byroja nuk duhet të politizohet.

“Byroja le të bëhet. Le të konfiskohen mijëra e miliona euro, sepse qytetarët nuk ia kanë pasur borxh korrupsionin askujt. Por most ë politizohet. Vota jonë është për.” Ka thënë ajo.

Për votimin në Kuvend të Byrosë, ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së, një nga organizatat më të rëndësishme në vend. Ai shkroi se tash duhet më shumë punë e më pak fjalë.

"E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet. Deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji. Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate." - shkroi ai.

Haxhiu nga Venecia

Ndryshe, Ministrja e drejtësisë, një muaj më parë përmes një video nga Venecia, aty ku i zhvillon punët e veta, Komisioni i Venecias, ka njoftuar se anëtarët e këtij komisioni, kanë votuar pro ndryshimeve të Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu tutje është shprehur se raportuesit për Kosovën kanë theksuar se Projektligji tashmë përbën një sistem të zbatueshëm të Konfiskimit Civil.

“Në seancën e 133-të të Komisionit të Venecias te mbajtur sot në Venecia të Italisë, prezentova ndryshimet në Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Jam shumë e lumtur që pas prezentimit Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve të tilla, duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionet e muajit qershor.

Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil të pasurisë së pajustifikueshme.” Ka thënë Haxhiu

Tutje Haxhiu ka falënderuar edhe shoqërinë civile për bashkëpunimin.

Çka ndodhi para kësaj?

E hartuan Projektligjin, u kritikua ashpër nga opozita e shoqëria civile, mori vërejtjet e Venecias, nuk u votua nga Kryetari i Kuvendit, megjithëse kaloi në lexim të parë, Byroja Për Konfiskimin e Pasurisë, u dërgua sërish në Venecia.

Prapë, ishte Kryekuvendari Konjufca i cili tashmë ka dërguar amandamentet, e ndryshimet, që dolën pas vërejtjeve të para nga ky komision, e që u “përmirësuan” nga Grupi Punues.

Lajmin për ri-dërgimin në Venecia, fillimisht e dha ministrja e Drejtësisë, Haxhiu, por më pas e fshiu, dhe atë e bëri vetë iniciatori Konjufca, e Haxhiu vetëm e shpërndau njoftimin e tij.

“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.” shkroi Konjufca.

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila ka synim, që pasurinë e fituar kundërligjshëm t’i kthehet shtetit.

Në fakt Byroja ishte ndër premtimet kryesore të Vetëvendosjes. Këtij premtimi konkret i patën paraprirë, parullat e famshme: “Hajnat n’burg”, “Dyzi dymbëdhjetë kat”, “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet” etj.

Por, përtej parulles, e pankartave, ta shkruash një Projektligj, që më vonë synohet të bëhet ligj, del të jetë një procedurë e komplikuar ligjore, e burokratike administrative.

Kujtojmë se në lexim të parë Konjufca kishte abstenuar, kurse tash në lexim të dytë ka votuar “për”.

Lajme të ngjashme