Kica e LDK-së për Byronë: Vota jonë është “për”, le të konfiskohen miliona euro - NACIONALE

Kica e LDK-së për Byronë: Vota jonë është “për”, le të konfiskohen miliona euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, për çështjen e Byrosë për Konfiskimin e Pajustifikueshëm të Pasurisë, ka folur deputetja Doarsa Kica Xhelili.

Ajo ka pasur disa vërejtje në lidhje me këtë Projektligj, por ka thënë se LDK, do të votoj “për”.

Draft i cili është sjellë sot, është krejt tjetër me atë që u votua në lexim të parë, e që ishte anti-kushtetues, dhe atë qëllimisht. Megjithatë ka ende paqartësi. mendoni se pozita e Drejtorit është depolitizuar mjaftueshëm me këtë draft?” ka qenë vetëm një pjesë e fjalimit të Kicës në Kuvend.

Tutje Kica-Xhelili, ka thënë se duhet të konfiskohen mjëra e miliona euro, veqse Byroja nuk duhet të politizohet.

“Byroja le të bëhet. Le të konfiskohen mijëra e miliona euro, sepse qytetarët nuk ia kanë pasur borxh korrupsionin askujt. Por most ë politizohet. Vota jonë është për.” Ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme