Kurti falënderon ambasadorin e Turqisë për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR - NACIONALE

Kurti falënderon ambasadorin e Turqisë për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Zyra e Kryeministri ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok.

Kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme