Kidnapimi i tre policëve nga Serbia, analisti nga Shqipëria: Po të reagonin, s’do të ishin sot gjallë - NACIONALE

Kidnapimi i tre policëve nga Serbia, analisti nga Shqipëria: Po të reagonin, s’do të ishin sot gjallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Hoxha, gazetar i njohur i sigurisë nga Shqipëria, ka komentuar rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga Serbia në veri të Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë ka theksuar se sikurse të reagonin këta policë, atëherë nuk do të ishin sot gjallë.

“Nëse do të kishin reaguar policët e Kosovës sot do të ishin dëshmorë të Atdheut. Ne të vetëm përballë Serbisë nuk mund t’ia dalim, prandaj na duhet SHBA”, u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.

Ai ka treguar se forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion.

“Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shtetg nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion. Kosova me Serbinë ka të njëjtin problem, nuk e kanë kufirin e shenjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan me këtë pjesë. Ushtira serbe jo vetëm që ka hyrë në kufi, por ajo nuk duhet t’i afrohej kufirit më shumë se 5 kilometra”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme