Kurti: FSK ka shpëtuar tre persona në Turqi, faleminderit që po na bëni krenar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë shpëtuar tre persona nën rrënoja pas tërmetit në Turqi.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se forcat tona të armatosura vazhdojnë që të dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare.
Ai tutje ju ka thënë që të vazhdojnë angazhimin e tyre, si edhe i ka falënderuar që po e bëjnë krenarë shtetin tonë.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar.” - ka shkruar Kurti.
Our armed forces continue to prove their worth on the int'l stage. The KSF search and rescue team currently operating in Turkey has thus far saved 3 people trapped under the rubble—including two children. Keep up your life-saving work, and thank you for making your country proud! pic.twitter.com/3TcYp1em37
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2023
