Kurti e shtyu vendimin "për arsye teknike": A po i bëhet presion qeverisë për shpronësimet në Leposaviq dhe Zubin Potok? - NACIONALE

Kurti e shtyu vendimin "për arsye teknike": A po i bëhet presion qeverisë për shpronësimet në Leposaviq dhe Zubin Potok?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për mbledhjen e radhës vendimin përfundimtar për shpronësim e disa tokave për interes publik në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut. Shtyerja e miratimit të këtij vendimit, sipas kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, u bë për arsye teknike. Por, cilat ishin reagimet e ndërkombëtarëve për këto shpronësime.

Më 16 janar 2023, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”.

Nga atëherë e deri më tani, Qeveria e Kosovës nuk ka miratuar akoma vendimin për shpronësimin e këtyre pronave.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës të mbajtur të mërkurën më 24 gusht, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo pikë (pika numër pesë) për arsye teknike shtyhet për mbledhjen e radhës.

Në pikën numër pesë ishte shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

Pika në vijim për arsye teknike shtyhet për shqyrtim në mbledhjen e radhës. Kalojmë të pika gjashtë.” – ka thënë shkurtimisht Kurti.

Nuk dihet saktësisht cili ishte problemi teknik që çoi në shtyrjen e këtij vendim, por ajo që dihet është se lidhur me këtë çështje kishte pasur reagime të ndërkombëtarëve dhe serbëve.

Reagimet për shpronësimet

Bashkimi Evropian mënjëherë kishte reaguar për propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e pronave në Leposaviq.

BE-ja kishte kërkuar që të respektohen në përpikëri procedurat ligjore në në lidhje me shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Për këtë çështje emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në vizitat e tij në Kosovë, kishte biseduar me kryeministrin, Albin Kurti.

Po e monitorojmë situatën deri në hollësitë më të vogla..Dhe, po, e diskutuam këtë gjatë vizitës sime, kësaj here për shpronësimet, rreth disa çështjeve tjera që përfshijnë komunitetin serb dhe që do të kërkonte një nivel të madh mirëbesimi dhe konsultimi.” – kishte deklaruar ai.

Më tej, ai kishte kërkuar që çështja e shpronësimeve të bazohet në ligj.

“Mesazhi im ka qenë, sigurohuni që çdo hap të jetë i mbështetur në legjislacionin ekzistues, që ligjet tuaja të respektohen dhe që popullata e afektuar të ndjehet pjesë e procesit dhe jo vetëm të jetë e ekspozuar ndaj rezultatit të procesit.” – kishte thënë Lajçak.

Po ashtu, për këtë punë kishte reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Po, jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë (vendimin). Kjo është absolutisht e papranueshme. Dhe është një arsye pse kur të shkoj në Kosovë, do të shkojë edhe në veri të Kosovës, dhe definitivisht do të flas edhe me qytetarët e atjeshëm, dhe të kuptoj më shumë për çështjen, dhe më pas të konfrontoj Qeverinë në Prishtinë për situatën në terren.” – kishtë thënë ajo.

Ndaj këtij vendim të pakënaqur ishin shprehur edhe pala serbe.

Lista Serbe kishte reaguar ashpër ndaj vendimit.

Në emër të popullit serb, i bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë Kurtin të shkaktojë konflikte dhe kaos në veri të Kosovës, sepse ky është qëllim i dukshëm për të, pasi ai publikisht vlerësoi dëshirën e tij për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës është për të përdorur përvojat kroate që aludojnë për spastrimin etnik të kryer në atë vend në aksionet Blic dhe Stuhi.” – thuhej mes tjerash në reagimin e tyre.

Për këtë vendim kishte reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte kritikuar shtetet e QUINT-it.

Lajme të ngjashme