Shpronësimet në Leposaviq, BE-ja kërkon që Qeveria e Kosovës t`i respekton të drejtat e pronarëve - NACIONALE

Shpronësimet në Leposaviq, BE-ja kërkon që Qeveria e Kosovës t`i respekton të drejtat e pronarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimit Evropian ka ftuar Qeverinë e Kosovës që t`i respekton të gjitha procedurat ligjore për shpronësime publike.

Zëdhënësi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, ka thënë se Qeveria duhet të bëjë përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur në mënyrë që të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht.

BE-ja i kërkon qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht”, ka deklaruar Gaon për KosovaPress.

Më 16 janar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”.

Qeveria ka bërë me dije se bëhet fjalë për zonat Kadastrale Dren dhe Leshak të komunës së Leposaviqit.

Sot një grumbull qytetarësh janë mbledhur në vendin ku janë vendosur makineritë që kanë nisur ta zgjerojnë rrugën për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kosovo-Online, banorët e fshatit Dren, afër Leposaviqit, se aty tereni po përgatit për ndërtimin e një baze për policinë kufitare.

Lajme të ngjashme