Qeveria zbret në veri, diskuton me serbët lokalë çështjen e shpronësimeve
Pas kundërshtimeve të serbëve, Qeveria e Kosova ka organizuar një dëgjim publik me serbët lokalë në veri për të diskutuar çështjen e shpronësimeve në Dren, Zasellë dhe Leshak në komunës së Leposaviq.
Radio Evropa e Lirë ka treguar se shefi i departamentit për shpronësime në Qeverinë e Kosovës, Afrim Murati, iu ka treguar qytetarëve për procedurat ligjore rreth shpronësimit.
Sipas REL, serbët lokal i kanë kundërshtuar argumentet e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Madje, përmes një proteste ata kanë kërkua që Qeveria të tërhiqet prej këtij vendimi.
Avokati i këtyre qytetarëve, Nebojsha Vlajiq, ka thënë se Qeveria nuk i ka respektuar procedurat për shpronësimin e këtyre pronave.
Sipas tij, procesi ka qenë jo transparent dhe nuk janë respektuar të drejtat e tyre.
Në këtë diskutim publik kanë marrë pjesë përfaqësuesit e disa organizatave qeveritare dhe përfaqësues e misioneve ndërkombëtare në Kosovës.
Qeveria e Kosovës në janar të këtij viti ka marrë vendim për t`i shpallur këto prona në Komunë të Leposaviqit si prona të paluajtshme me interes të veçantë publik.
Qeveria kishte bërë me dije se këto prona janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve publike.
Ky vendim është kundërshtuar nga serbët lokalë përmes disa protestave