Kurti dje i ftoi për takim liderët e opozitës, “Grupi i Tiranës” sot hidhet në sulm ndaj tyre: A po vepron me lejen e Kurtit?
Hipokrizia e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj partive opozitare nuk ka të ndalur.
Derisa Albin Kurti po takohet me lidershipin e LDK-së dhe po i fton për takim liderët e PDK-së dhe AAK-së, “Grupi i Tiranës” është aktivizuar për t`i sulm tri partitë opozitare.
Anëtaret e këtij grupi sot janë aktivizuar me kritikat e tyre, duke treguar se pretendimet e Kurtit se ka vullnet për marrëveshje me opozitën nuk janë të vërteta.
Këshilltaret e Kurtit, Eliv Hoxha dhe Hysamedin Feraj sot janë marrë personalisht me liderët e këtyre partive.
Fillimisht, anëtari i Kryesisë së VV-së dhe ish-këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë është takuar me Kurtin.
Duke komentuar dekoratat e të parit të LDK-së pas takimit të mbrëmshëm, Hoxha është tallur me LDK-në dhe Abdixhikun.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se LDK dëshiron përsëri zgjedhje.
“Jo! LDK nuk ka apetit për kryetar kuvendi. Ajo synoi në zgjedhjet e fundit vetëm presidentin dhe kryeministrin Sepse LDK është si uji dhe zjarri. LDK dëshiron përsëri zgjedhje. Kësaj here do të deklarojë jo më një tandem, por një treshe ku do të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra, uji, zjarri dhe LDK”, ka shkruar Hoxhaj.
Më pas, Hoxha ka shkruar edhe për kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të cilin Kurti mbrëmë tha se ka nevojë të takohet.
Pa ofruar asnjë argument, ai ka pretenduar se PDK-së ka amnistuar disa herë krimet serbe në Kosovë.
“Si në Kuvend, edhe me ministrin Hajredin Kuçi, si PDK i keni amnistuar krimet serbe disa herë”, ka shkruar ai.
Kurse, anëtari tjetër i kryesisë së VV-së, Hysamedin Feraj, është marrë me kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se partia e Gjinit po mundohet ta marrë pushteti me pazare në tavolinë.
“Bukur, prishjani këtë plan: pranoni rezultatin e zgjedhjeve, pranoni parimin themelor të demokracisë. Në demokraci pushteti ndryshohet e merret vetëm përmes zgjedhjeve konkurruese, të lira e të ndershme. Nuk ka demokraci aty ku pushteti merret në tavolinë, me pazare, me shantazh mbi votuesit dhe duke marrë peng vetë shtetin”, ka shkruar Feraj.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbrëmë është takuar me liderin e VV-së, Albin Kurti, për herë të dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Derisa në takimi e parë në takim me Kurtin kishte shkua se bashku me Vjosa Osmanin, mbrëmë ai kishte marrë me vete edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.
Megjithatë, as ky takim nuk solli ndonjë rezultat konkret.