Kurti bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut: Flijimi i tij ia ka vlejtur për policinë - NACIONALE

Kurti bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut: Flijimi i tij ia ka vlejtur për policinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministra të Qeverisë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Një vit nga sulmi në Bajnskë dhe vrasja e tij, Kurti citohet të ketë thënë se sakrifica e heroit nu kdo të harrohet kurrë dhe se “flijimi i tij ia ka vlejtur”.

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit shtetëror, në mbrojtje të rendit publik, paqes dhe sigurisë. Kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës. Numri i policëve me kadet të rinj po rritet. Morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurrë nuk ka qenë më i lartë. Ky flijim i Afrim Bunjakut ja ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Serbia është përgjegjëse andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë.” – ka thënë ai, sipas “EO”.

Ndërkaq, Konjufca ka thënë:

“Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit. Ai dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcenohet se si duhet të jepet jeta. Ai e la shembullin më të vyet edhe për vëllezërit dhe motrat e tij që janë në Policinë e Kosovës se si duhet të veproj njeriu kur e kërkon shteti”.

Ndryshe, homazhe kanë bërë edhe disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Lajme të ngjashme