Kurti arsyetohet duke përmendur edhe rrezikun ushtarak nga Serbia: E kanë marrë një sistem nga Kina - NACIONALE

Kurti arsyetohet duke përmendur edhe rrezikun ushtarak nga Serbia: E kanë marrë një sistem nga Kina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës po vazhdon të arsyetojë pajtimin e tij me propzimin evropian që po kritikohet ashpër nga deputetët opozitarë të LDK-së dhe PDK-së.

“Çka kam thënë për Asociacionin, kushtet, gjithçka vlen. Nuk kam ndryshu as në qëllim as në kuptim. Prej vitit 2010 kam garuar që të pranojë pjesërisht atë që është pranuar. Pra, pranim minimal i realitetit për ndryshim maksimal të tij.” – u shpreh kryeministri i Kosovës duke adresuar disa komente të deputetëve opozitarë.

“Ju e dini shumë mirë që unë kam shprehur edhe kundërshtim të komunave mbi bazë etnike. E tash po tentohet të kalohet në një bazë tjetër.” – vazhdoi kryeministri.

Kurti më pas nisi të fliste për rrezikun ushtarak nga Serbia.

“Unë besoj që megjithatë ndërmjetësit megjithatë kanë bërë mirë që janë thirrë në rëndësinë e paqes. Ju e dini që fqinji ynë verior ka bërë shumë veprime agresive armiqësore në vitin që shkoi. Prej faktit që në prill 2022, një muaj e gjysmë pas invazionit rus në Ukrainë, e ka marrë sistemin HQ-22 prej Kinës. E me faktin që e kërkoi kthimin e 1000 ushtarëve në Kosovë. E prej që e ngriti gatishmërinë e saj ushtarake.

"Duhet të na interesojë edhe neve edhe brezit të ardhshëm, ajo që bën Serbia."

Mua më intereson që Serbia ta heqë Kosovën nga preambula... unë pajtohem plotësisht që shumë mirë është që ne si brez ta bartim barrën e të gjitha gabimeve nga e kaluara dhe ato të mos ua lëmë brezit të ardhshëm.”

Kurti po vazhdon raportimin e tij në Kuvend edhe në këto momente!

Lajme të ngjashme