Kunati i Albulena Haxhiut shpërthen në lot: Çmimi i ikjes nga Kosova qenka shumë i madh - NACIONALE

Kunati i Albulena Haxhiut shpërthen në lot: Çmimi i ikjes nga Kosova qenka shumë i madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dardan Krasniqi, ish-ushtari i UÇK-së dhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu nesër do të merr rrugën për në mërgim, në kërkim të një jetë më të mirë.

Krasniqi në T7 është shprehur mjaftë i emocionuar përderisa ka folur për largimin e tij nga Kosova dhe duke kujtuar kohën e luftës.

“Kërkoj falje për arsye se… me të vërtetë ndihem keq, por kjo është jeta… nuk kemi derdhë lot, kemi këndu kur na u kanë vrarë shokët e luftës, por çmimi i ikjes qenka shumë i madh.” – ka thënë ai.

Krasniqi që është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i emocionuar është shprehur se është duke e përjetuar shumë rënd ikën nga Kosova.

Edhe, sinqerisht, po e përjetoj rëndë. Realisht unë nuk humbi, humb Kosova, ka me humbë Kosovë me këto ikje edhe me këtë abuzim që po u ndodh të gjitha kategorive të shëndosha të shoqërisë.” – ka thënë Krasniqi.

Ky është çmimi që duhet ta paguajmë për ta mbajtur ballin lart e kurrizin drejtë.” – është shprehur ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme