"Nuk është e vërtetë": Gërvalla mohon se ka dërguar dëshmi në Hagë kundër Thaçit dhe Veselit
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, duke iu kundërpërgjigjur ministrit serb të jashtëm Ivica Daçiq, mohoi se është përfshirë në mbledhje të dëshmive apo “diçkaje të tillë” në Hagë kundër ish-krerërve të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të pretenduara të luftës. Kjo pasi për një gjë të tillë Daçiq tha se Gërvalla ka mbledhur dëshmi kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe se është vetë ajo që ka kontribuar në akuzën ndaj tyre.
“Është e vërtetë, presidenti Thaçi për momentin është në Hagë ku me të të vërtetë shpresoj që do të tregojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai vet dhe të tjerët të akuzuar, të kenë argumentet e tyre për të treguar se ne jemi të pafajshëm ndaj akuzave. Nuk ia vlen as të jap një koment të vetëm për atë që ju theksuat për mua si dëshmitare ose si diçka në Hagë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ju këshilloj të lexoni më thellë se sa vetëm titujt. Kjo do të ishte sukses i madh”.
Daçiq e ka akuzuar ministren Gërvalla se ajo ka ndihmuar që të akuzohet Thaçi dhe Veseli për krime. Sipas tij Gërvalla ka mbledhur dëshmi nga familjarët e viktimave. Daçiq ka thënë se Gërvalla në vitin 2017 ka folur sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Unë dua të them që kurrsesi Serbia nuk ka të bëjë me çështjet federale të sigurisë, sepse atë kohë shërbimet i kanë pasur në dorë Sllovenia dhe Kroacia. Sa i përket arsyeve se pse babai juaj kishte pasur pozitë politike, më 1982 shumë para Millosheviqit e Daçiqit, ai sikurse separatistët tjerë avokonte për Kosovë të pavarur. Pra qëllimi ka qenë i kamotshëm për një Kosovë të pavarur, prandaj qoftë përmes ndërhyrjes amerikane ose qoftë konfliktit të armatosur, qëllimi ka qenë të arrihet kjo. Duart tuaja janë të përgjakura".
"Më 2017 kini thënë se sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive politike tuaja, vetëm ju rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me zotin Thaçi. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose presidenti vuçiq? Ndërkohë që ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime. Sepse dëshmitë që keni mbledhur nga familjarë të viktimave, ju kanë dalë në ndihmë viktimat ndja Thaçit dhe Veselit” – ka thënë ai.