Kujtim Shala: LDK-ja do të votojë pro tërheqjes së Trustit - NACIONALE

Kujtim Shala: LDK-ja do të votojë pro tërheqjes së Trustit

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur në Debat Plus rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional, i cili pritet të jetë në rend ditë nesër në Kuvendin e Kosovës.

Shala tha se ekspertët e LDK-së nuk e vlerësojnë si praktikë të duhur, mirëpo meqenëse Qeveria nuk po bën asgjë sipas tij, LDK do të votoj pro.

“Ajo çështje do të jëtë nesër sërish në rendin e ditës, në thelb ekspertët tonë mendojnë se nuk është një praktikë e mirë. Por qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë tjetër dhe e ka bërë të domosdoshme tërheqjen e kursimeve, dhe LDK do të votoj për.”- tha Shala.

Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar Trusit i ka humbur 120 milionë euro.

“Është afërsisht kaq sa po tërhiqen.” – shtoi Zemaj.

Lajme të ngjashme