Ku është Vjosa Osmani: presidentja nuk shfaqet në diskutimin e projektligjit për liritë fetare
Një diskutim rreth projekligjit për liritë fetare ka mbledhur krerët më të lartë institucional, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.
Por, aty mungoi zonja Vjosa Osmani, president e Kosovës, përkundër që në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për Media ajo parashihej të ishte pjesë e këtij diskutimi.
Nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të anulojë prezencën e saj zonja Osmani.
Por në takim është parë edhe ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier dhe krerë të ndryshëm fetar.
Ndryshe, Kurti mbajti edhe një fjalim.
“Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjorë për liritë fetare.
Liria e besimit dhe fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ta të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë” – theksoi Kurti në këtë takim.
