Ultranacionalisti serb thotë se grupi “Vagner”, i afërt me Putinin, mund të ndihmojë në rast të konfliktit në Kosovë - NACIONALE

Ultranacionalisti serb thotë se grupi “Vagner”, i afërt me Putinin, mund të ndihmojë në rast të konfliktit në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa javë pas një organizimi të prezantimit në vendlindjen e Vladimir Putinit, në Shën Petersburg, për një grup famëkeq paramilitar rus me lidhje të ngushta me Kremlinin, ultranacionalisti serb, Damjan Knezeviq, po shijonte një shëtitje ekskluzive nëpër selinë e re të grupit në një ndërtesë shumëkatëshe.

Në një video të publikuar më 27 nëntor, Knezeviqi dhe një koleg nga grupi i tij, “Patrulla e Popullit”, endeshin në hapësirën me ndriçim të zbehtë të Qendrës së Vagner-it bashkë me vizitorë të tjerë, duke mbledhur material për reputacion e duke i testuar hapësirat për takime e zyrat boshe me pamje nga dyshemeja deri në tavan nga qyteti.

“Shumë nga miqtë e mi do të jenë krenarë që unë e pata nderin për ta vizituar Qendrën e Vagner-it. Ajo qendër dhe ajo organizatë janë jashtëzakonisht të popullarizuara në Serbi”- tha Knezeviqi në një video të përgatitur nga rusët, duke e reklamuar vizitën, shkruan Radioja “Evropa e Lirë”, përcjell Nacionale.

Ai mund të jetë duke e zmadhuar afërsinë e serbëve me grupit “Vagner” (nganjëherë i njohur si “Wagner”), mjet gjithnjë më i dukshëm në projektimin e fuqisë nga Kremlini lashtë vendit, që udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin-i, ish-truprojë ndërmarrëse, i njohur për disa si “kuzhinieri i Putinit”.

Por ai ndoshta nuk e ka plotësisht gabim, po ashtu.

Ekspertët perëndimorë vazhdimisht kanë paralajmëruar për mundësinë për pengesa nga aleatët e Rusisë të së djathtës ekstreme në Serbi, të vënë në dukje në protestat e ditëve të para të pushtimit të Ukrainës dhe të theksuar nga prononcimet e disa udhëheqësve serbë për luftën dhe nga refuzimi i qeverisë serbe për t’u bërë pjesë e sanksioneve perëndimore.

Për rusët, vizita e Knezeviqit bashkë me themeluesin e Qendrës ruso-serbe "Orlovi", grup qytetar me bazë lokale, u duk se e kishte për qëllim kundërvënien ndaj perceptimeve për izolimin rus nëntë muaj pas pushtimit jopopullor të Ukrainës, i përkrahur pjesërisht nga mercenarët e “Vagner”-it dhe, më rrallë, nga luftëtarë serbë e nga vende të tjera.

Për Knezeviqin, kjo është një mundësi për t’u takuar dhe për t’u lënë mbresa “miqve nga Rusia” përderisa i promovon prirjet kulturore e politike që i kanë trimëruar politikat serbe që tash për tash po e testojnë durimin e Perëndimit, përfshirë zvarritjen për vënien e sanksioneve, kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe refuzimin për t’u bërë pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë pavarësisht nga rreziqet për synimin e Beogradit për anëtarësim në BE.

Por në një intervistë me Shërbimin Ballkanit të Radios “Evropa e Lirë”, në të cilën ai tha se “me kënaqësi e pranoi” ftesën nga Grupi “Vagner”, Knezeviqi gjithashtu pranoi se shpreson që vizita e tij mund ta garantojë “përkrahjen” ruse në armiqësinë e vjetër me dekada me ish-provincën e Serbisë, Kosovën.

“Kjo është nevoja jonë për t’ia ofruar popullit rus, por, në një shtrirje të gjerë, kjo është, gjithashtu, përkrahja jonë për Serbinë”- tha Knezeviqi. “Ne duhet të sigurojmë po kaq shumë bashkëpunim dhe asistencë nga Federata Ruse dhe nga Ushtria Ruse në rast të një konflikti me Kosovën”- shtoi ai.

Gjatë gati një dekade në pushtet si kryeministër ose si president i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi ka siguruar marrëveshje domethënëse për armë ruse si dhe investime strategjike në sektorin e energjisë e në fusha të tjera, përpos përkrahjes diplomatike të Moskës në përpjekje për t’i zhbërë njohjet e Kosovës. Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e një qendre të pretenduar humanitare në Nish si qendër spiunazhi. Serbia dhe Rusia e kanë mohuar këtë akuzë.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u rritën shpejt vitin e kaluar. Një mosmarrëveshje për njohjen reciproke të targave shkaktoi bllokada në rrugë e përforcime të trupave ndërkombëtare afër kufirit serbo-kosovar para se një kompromis i ndërmjetësuar nga BE-ja të arrihej muajin e kaluar.

Oficerët rusë i kanë vizituar bazat ushtarake serbe në zonë si mënyrë për ta projektuar vendosmërinë e Moskës për ta shtrirë ndikimin atje.

Trupat e grupit “Vagner” janë akuzuar nga grupet për të drejtat e njeriut për krime lufte në konfliktet në Republikën Qendrore Afrikane, Libi e, bashkë me ushtarët e rregullt rusë, në Siri.

Lajme të ngjashme