Kryeziu i KDI-së: Letër me përmbajtje që lë për të dëshiruar, por LDK-ja duhet të veprojë politikisht - NACIONALE

Kryeziu i KDI-së: Letër me përmbajtje që lë për të dëshiruar, por LDK-ja duhet të veprojë politikisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka kritikuar gjuhën e përdorur në letrën e Kurtit për Abdixhikun.

Megjithatë, ai ka thënë se LDK-ja duhet të veprojë politikisht që mos të zgjatet kriza institucionale.

Postimi:

Për një kohë jemi duke kërkuar një marrëveshje politike që mundëson funksionalizimin e institucioneve dhe një qeverisje të qëndrueshme.

Sot, Kurti i paska shkruar sërish Abdixhikut, kësaj here jo vetëm për konstituimin e institucioneve, por për një koalicion qeverisës. Një letër që, për nga përmbajtja, lë shumë për të dëshiruar, sidomos kur vjen nga një ish-kryeministër, a kryeministër në detyrë dhe lider i subjektit më të madh politik.

Pra, është e lehtë ta refuzosh letrën për gjuhën dhe qasjen e papërshtatshme. Por më e rëndësishme është të mos refuzojmë mundësinë për dialog ndërpartiak. LDK duhet të veproj politikisht jo për t’i shërbyer VV-së, por për të mos i shërbyer krizës së zgjatur politike dhe institucionale.

Lajme të ngjashme