Murati me gjysmë të vërteta, i referohet një artikulli të “Euronews-it” por nuk ia citon “anën tjetër të medaljes”
Hekuran Murati i Vetëvendosjes i është referuar një artikulli të “Euronews”-it për ta dhënë si dëshmi që Kosova është ndër “top vendet” me rritjen ekonomike.
Aty e para jepet Malta, pastaj Kosova, Ukraina, Serbia dhe Moldova (vendi më i varfër në kontinent, që pasohet nga Kosova).
“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme,” shkroi ai.
Por çka Murati nuk citon është teksti brenda artikullit.
“Dobësia është ana tjetër e së njëjtës medalje: rritja është e udhëhequr nga kërkesa dhe e rëndë nga importet, dhe vendi ende nuk ka ndërtuar një bazë konkurruese eksporti,” thuhet në artikull.
