Kryeziu e VV-së: Dëshiroj të shkojmë në zgjedhje, le të jetë një referendum që i përgjigjet presionit ndërkombëtar - NACIONALE

Kryeziu e VV-së: Dëshiroj të shkojmë në zgjedhje, le të jetë një referendum që i përgjigjet presionit ndërkombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshe Kryeziu, është e bindur se nëse vendi shkon në zgjedhje për shkak të refuzimit të qeverisë për themelimin e Asociacionit, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë përsëri triumfuese, teksa ka shtuar se subjekti i saj e ka kundërshtuar Asociacionin që nga fillimi, dhe për bindjen e saj ky Asociacion është i rrezikshëm për vendin.

Ne jemi duke e kundërshtuar një marrëveshje të cilën e kemi kundërshtuar qysh prej ditës së parë kur ka filluar të flitet për të, e në vazhdimësi dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë edhe sot, sepse mendojmë se është një marrëveshje që është jashtëzakonisht e rrezikshme për vendin tonë dhe nuk mund ta pranojmë”. – tha Kryeziu në RTV Dukagjini.

Madje, Kryeziu mendon se mbështetja popullore për VV-në do të jetë shumëfish më e madhe se rezultati që ka derivuar në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Unë me gjithë qejf do të kisha dashur të shkoj në zgjedhje nëse kjo është arsyeja që mund të na dërgoj në zgjedhje, mirëpo në anën tjetër unë dyshoj që do të ketë zgjedhje, sepse pas këtyre zgjedhjeve përsëri në krye të kësaj qeverie ka me ardhë Albin Kurti. Unë jam e sigurt që kurdo që shkojmë në zgjedhje unë jam shumë e sigurt që rezultati do të jetë shumëfish më i madh se I 14 shkurtit, jo zgjedhje, po le të jetë një referendum që i përgjigjet krejt këtij presioni ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit”. – mendon deputetja e VV-së.

Lajme të ngjashme