Kryetari i Mitrovicës së Veriut merret me rrymën, i shkruan letër KOSST-it dhe ZRrE-së - NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës së Veriut merret me rrymën, i shkruan letër KOSST-it dhe ZRrE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, duket se nuk i bëjnë përshtypje zhvillimet në komunat e tjera në veri të vendit.

Atiq po vazhdon punën e tij. Ai ka njoftuar se të hënën i ka shkruar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSST), për t’i kyçur në faturat e energjisë elektrike.

Të nderuar qytetarë,sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar që këto dy institucione ta njoftojnë atw për borxhin që duhet paguar nga Komuna e Mitrovicës.

Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj.” – ka shkruar ai, ku ia ka bashkëngjitur letrën.

Çështja e rrymës në veri vazhdon të jetë ndër problemet dhe çështjet ende e pazgjidhur për komunat veriore.

Pavarësisht se kompania serbe Elektrosever është licencuar nga ZRRE për operim në komunat në veri, deri më tani, energjia elektrike nuk faturohet në atë pjesë dhe vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit.

Kjo kishte ardhur pas një marrëveshjeje të arritur më 20 qershor të vitit të kaluar, që quhej "Udhërrëfyesi i zbatimit" të marrëveshjeve për energjinë që ishin arritur më 2013 dhe 2015.

Ndërkohë, Atiq ishte i ftuar në një takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, mirëpo Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga radhët e VV-së, nuk morën pjesë në këtë takim. Pjesëmarrës ishin vetëm dy kryetarët nga radhët e PDK-së.

Po ashtu, në komunat e tjera në veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, qytetarët serbë po protesojnë për të kundërshtuar kryetarët e rinj.

Lajme të ngjashme