Kryetarët e komunave veriore marrin thirrje nga ambasadori i ShBA-ve, Peci i Zveçanit "ia kërkoi pikat e rendit të takimit" - NACIONALE

Kryetarët e komunave veriore marrin thirrje nga ambasadori i ShBA-ve, Peci i Zveçanit "ia kërkoi pikat e rendit të takimit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim nesër me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Zveçanit për Gazetën Nacionale, Ilir Peci, ku ka treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.

Ai tutje ka thënë se ka kërkuar agjendën e takimit dhe arsyeje se pse janë thirrur, mirëpo përgjigja e vetme që ka marrë ka qenë “kur të vini këtu do të bisedojmë”.

Po na kanë ftuar në takim, ne do të marrim pjesë në takim nesër nga ora 09:00. Nuk na kanë dhënë detaje pse na kanë thirr, megjithatë kërkova pikat e rendit të takimit, por than që kur të vini këtu do të bisedojmë, kaq. Informacion është se kemi takimi, ndërsa për çka nuk e dimë.” – ka thënë Peci.

I pyetur se a do të jap dorëheqje nëse Hovenier ia kërkon, Peci nuk ka dhënë përgjigje.

Për besë nuk mundëm me të thanë diçka të tillë. Nuk edi të shohim, krejt varet nga takimi.” – ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka njoftuar opinionin se është mbledhur kryesia e kësaj partie.

Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për procesin zgjedhor për komunat në veri të vendit...

Tutje, z. Rama ka deklaruar se kryetarëve Vetëvendosja “u uroi punë të mbarë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Sipas tij, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjet politike në vend dhe ato organizative brenda organizatës.

Tjetë reagim i QUINT-it

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët sot duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët paralajmërohet Qeveria e Kosovës që “të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë masë tjetër për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Deklarata gjithashtu theksoi nevojën që kryetarët e zgjedhur të komunave të demonstrojnë përgjegjësi dhe përkushtim për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve.

Aty paralajmërohen palët kundër çdo kërcënimi ose veprimi që mund të rrezikonte një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe potencialisht përshkallëzimin e tensioneve ose nxitjen e konfliktit.

Siguria dhe mirëqenia e civilëve, policëve, si dhe anëtarëve të misioneve të EULEX-it dhe KFOR-it, u theksuan si shqetësime të veçanta.

Lajme të ngjashme