Kryeparlamentari Basha tregon pse e shpalli të konstituuar Kuvendin: Kam përgjegjësi para qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë - NACIONALE

Kryeparlamentari Basha tregon pse e shpalli të konstituuar Kuvendin: Kam përgjegjësi para qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka dalur në konferencë për media, pasi dështoi mbledhja e Kryesisë.

Ai ka thënë se në takim kanë munguar Vlora Çitaku e Kujtim Shala.

“Dua të iu njoftoj se kam pasur takim me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu në ora 12:00, me të cilën kam pasur takim njoftues. Arsyen e vetme të takimit e kemi pasur, ku unë kam kërkuar nga presidentja ta njoftoj me seancën që kemi përfundu seancën konstituive, dhe arsyet e mia për konstituimin e Kuvendit. Presidentja është garantuese e institucioneve të vendit. Siç e patë në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Nuk kemi pasur kuorum, dhe është pamundësuar mbledhja e kryesisë. Për mua ka qenë mbledhje vetëm konsultative, që të konsultohem për hapat e radhës, ata kanë refuzu. Unë do ta jap arsyetimin për vendimin që kam marrë për konstituimin e Kuvendit, po besoj që edhe dy nënkryetarët e PDK dhe LDK, t’i marrin parasysh argumentet”, tha Basha, raporton Nacionale.

Basha theksoi se funksionalizimi i Kuvendit ka qenë edhe kërkesë e ndërkombëtarëve.

“Siç e dini Kuvendin ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarët. Tani Kryesia ka 5 nga 6 anëtarët e saj, që bëjnë mbi 80% të kryesisë. Kemi besoj kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punët tona. Siç e dini pika katër, në seancën konstituive është ezauruar, sepse të gjithë deputetët nga komuniteti serb i janë nënshtruar kandidaturës, asnjëri nuk ka marrë votat. Dy kanë refuzuar, 8 nuk kanë marrë votat e mjaftueshme. Si kryetar i Kuvendit kam qenë në pozitë ose të ndalojë punimet, ose të vazhdojë punimet me Kryesi funksionale. Unë kam vlerësuar se Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një kryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve e miqve ndërkombëtarë, për ta funksionalizuar Kuvendin. Ka qenë me rëndësi që Kuvendi të shpallet i konstituuar. Baza ime ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit, neni 5 thotë që seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Neni 16 thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores. Nuk duhet të mbetet i bllokuar Kuvendi”, tha Basha më tutje.

Ai tha se është bazuar në rregullore.

“Unë nuk jam palë e autorizuar me bo pyetje në Gjykatë Kushtetuese, unë e kam interpretuar rregulloren. Për mu ka qenë e rëndësishme të gjithë kandidatët t’i nënshtrohen votimit, meqenëse asnjëri nuk ka marrë vota, kam qenë para një fakti të kryer, ose të vazhdojmë me Kuvendin ku pastaj fillojnë edhe afatet, ose ta bllokojë procesin”, tha Basha më tutje.

Lajme të ngjashme