Kryeministrja e Italisë do të shkojë në Ukrainë, e pret Zelensky - NACIONALE

Kryeministrja e Italisë do të shkojë në Ukrainë, e pret Zelensky

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do ta vizitojë Kievin për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për për ta përsëritur përkrahjen e vendit të saj për shtetin e goditur nga lufta.

Udhëtimi i së martës shihet si njëri ndër më të rëndësishmit nga kryeministrja italiane që nga ardhja në pushtet në tetorin e vitit të kaluar dhe vjen një javë pasi partneri i saj i koalicionit, Silvio Berluskoni, e fajësoi presidentin ukrainas për fillimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Zyra e Melonit, e cila e takoi homologun polak të hënën në mbrëmje, nuk ka publikuar hollësi të vizitës së saj në Ukrainë për arsye sigurie, raporton gazeta “The Guardian”.

Vizita e saj në Ukrainë ka peshë simbolike, duke marrë parasysh se bëhet vetëm një ditë pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Bide, në kryeqytetin ukrainas.

“Është një udhëtim vërtet i rëndësishëm për Melonin, pasi ajo ka nevojë që t’ia shfaq besueshmërinë Zelenskyt, por edhe më shumë partnerëve amerikanë e evropianë”- tha Sofia Ventura, profesoreshë e politikës në Universitetin e Bolonjës.

Lajme të ngjashme